EMRI/ U sulmua me thikë, humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Angli

EMRI/ U sulmua me thikë, humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Angli

12:21, 03/08/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar ka vdekur në Londër, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë më 27 korrik nga një sulm me thikë.

33-vjeçari Jetmir Pemaj ka ndërruar jetë sot.

Ngjarja ndodhi në 'Harrow Street' në Wolverhampton. Një tjetër person 20-vjeçar gjithashtu pësoi lëndime të rënda në sulmin e ndodhur rreth orës 5:00  më 27 korrik.

Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten.

"Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t'i mungojë shumë familjes dhe miqve të tij", tha familja e Pemaj në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco