E rëndë/ Punëtorin e zënë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë në vend

E rëndë/ Punëtorin e zënë poshtë pllakat e mermerit, ndërron jetë në vend

12:19, 03/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një shtetas 52 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi e kanë zënë poshtë disa pllaka mermeri.

Sipas njoftimit të policisë, nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco