Përplas të miturën në rrugë, ndalohet drejtuesi në Bilisht

Përplas të miturën në rrugë, ndalohet drejtuesi në Bilisht

12:18, 03/08/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen” ka përplasur një vajzë të mitur të moshës 7-vjeç në qytetin e Bilishtit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:05, teksa e mitura ishte këmbësore në rrugë. Ajo ëhstë dërguar në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor dhe nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco