Makina përplas 7 vjeçaren në Bilisht, e mitura përfundon në spital

Makina përplas 7 vjeçaren në Bilisht, e mitura përfundon në spital

12:16, 03/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bilisht ku një automjet ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë e mitura u dërgua në spital ndërkohë që me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Devoll/ Informacion paraprak

Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco