Lajmi i fundit

Fitorja e të djathtës/ Macron shpërndan Parlamentin francez

VIDEO/ Nxirrte inerte nga lumi Mat gjatë natës, arrestohet 52 vjeçari

12:04, 03/08/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 52 vjeçar i cili u kap duke nxjerrë inerte teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Mat.

Në bashkëpunim me IMT Lezhë sekuestrohen 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë/ Kurbin

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë, konstatohet dhe goditet veprimtaria e kundërligjshme e një tjetër subjekti ekonomik që nxirrte inerte nga lumi Mat.

U kap në flagrancë gjatë natës, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Mat, arrestohet 52-vjeçari.

Policia vijon punën për kapjen e pronarit të këtij subjekti ekonomik.

Në bashkëpunim me IMT Lezhë sekuestrohen 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të mbështetura edhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën një tjetër rast të gërryerjes së shtratit të lumit, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve.

Për këtë rast, u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator, dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit që kryente këtë veprimtari të kundërligjshme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me IMT Lezhë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Vijon puna për kapjen e 58-vjeçarit.

Monitorimi i territorit përreth lumit Mat, vijon.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco