Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Masakra me 1 viktimë dhe 2 fëmijë të plagosur/ Policia shoqëron 3 persona

10:38, 04/07/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me atentatin mafioz në Larushk të Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy fëmijë të mitur.

Sipas policisë, janë kontrolluar tre banesa dhe janë shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Nga breshëria e armëve në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas u vra kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç si dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Gentianit, 13 dhe 10 vjeç.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë pikërisht Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar 3 atentateve të organizuara ndaj tij.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtja, ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi Ramazan Sino, 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç (nipat e viktimës).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco