Atentati në banesën e Gentian Bejtjas, dajë e nip sapo ishin kthyer në shtëpi kur u qëlluan! Dyshohet se u ndoqën nga 3 persona…

Atentati në banesën e Gentian Bejtjas, dajë e nip sapo ishin kthyer në shtëpi kur u qëlluan! Dyshohet se u ndoqën nga 3 persona…

09:09, 04/07/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në fshatin Larushkë të Krujës, ku mbeti i vdekur Ramazan Sino dhe u plagos nipi i tij, 18-vjeçari Alvi Bejtja.

Mësohet se dajë e nip sapo kishin mbërritur në banesën 18-vjeçarit kur u qëlluan me armë.

Sipas News24, 3 persona kanë ndjekur lëvizjet e tyre, ku dy nga autorët kanë pasur rolin e ekzekutorit dhe njëri ishte shoferi.

Pasi kanë qëlluar për vdekje 46-vjeçarin dhe plagosën të miturin, ata janë larguar nga vendngjarja.

Mjeti tip Wolkswagen ku udhëtonin u dogj në Lapidar të Tapizës rreth 25 minuta pas krimit.

Identiteti i 3 autorëve është i vështirë për t’u identifikuar pasi nuk ka kamera sigurie në zonë. Kamerat janë hequr nga policia gjatë operacionit “Fije”

Krimi ndodhi pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) në banesën e Dritan Bejtjan, i cili është i përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco