Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Krujë, dy kishin rolin e ekzekutorit, tjetri shofer

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Krujë, dy kishin rolin e ekzekutorit, tjetri shofer

08:40, 04/07/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Larushkë të Krujës.

Dajë e nip dyshohet se janë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë mbërritur në banesë me makinën e tyre.

Sapo kanë dalë nga makina dhe janë afruar në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, autorët kanë qëlluar drejt tyre me armë.

Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Ramazan Sinos dhe nipit të tij, Alvi Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë.

Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Wolswagen, që 25 minuta pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Tapizë.

Zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi janë sekuestruar më parë nga policia në kuadër të operacionit “Fijet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco