Punonjësi i fasonerisë ndërroi jetë pas një incidenti të rëndë në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës private

Punonjësi i fasonerisë ndërroi jetë pas një incidenti të rëndë në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës private

10:04, 22/06/2023
A+ Aa A-

Administratori i fasonerisë në Thumanë ku ndodhi incidenti tragjik një ditë më parë është vënë në prangat e policisë.

Ditën e djeshme në këtë subjekt humbi jetën punonjësi Taulant Dika, 33 vjeç, duke punuar me një makineri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco