SYRI TV/ Shqipëria e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, Liçaj: Masat duhet të ishin marrë më përpara

19:48, 17/06/2023
A+ Aa A-

Të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, por edhe institucionet shtetërore ranë pre e sulmeve kibernetike pak muaj më parë. Sipas ekspertëve të IT, masat për t’u mbrojtur ndaj këtyre sulmeve duhet të ishin marrë më herët, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që problemet të burojnë edhe nga brenda, ndaj sygjerojnë të punohet më shumë në këtë drejtim. Në lidhje me sulmet kibernetike u mbajt edhe konferenca e teknologjisë “THE FUTURE 2030”.

SYRI TV

Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike disa muaj më parë, kur u ekspozuan të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë, por këtyre sulmeve nuk i shpëtuan as institucionet shtetërore. Sipas ekspertëve të IT, vendi ynë i ka marrë masat për t’u mbrojtur ndaj sulmeve kibernetike pasi ato kanë ndodhur, kur në fakt mbrojtja duhet të ishte siguruar më herët.

Duke u ndalur në publikimin e të dhënave, ekspertët thonë se mbrojtja duhet siguruar në të gjitha format, pasi nuk përjashtohet mundësia që problemet të burojnë edhe nga brenda.

Inxhinierët e sigurisë kibernetike nga Kosova, e shohin të parikuperuëshëm dëmin nga publikimi i të dhënave të shqiptarëve, ndaj sygjerojnë të bëhet me shumë në këtë drejtim.

Meridian Miftari, Inxhinier i Sigurisë Kibernetike

Llojet e sulmeve kibernetike dhe mbrojtja ndaj tyre, janë diskutuar në konferencën e teknologjisë “THE FUTURE 2030”, të mbajtur këtë të shtunë në Tiranë. 

Gaz: F. Çela, Op: A. Muka, Mont: O. Pajo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco