Pas zbulimit të eurove falso, Policia e Kosovës arreston 33-vjeçarin nga Shqipëria në kufi

Pas zbulimit të eurove falso, Policia e Kosovës arreston 33-vjeçarin nga Shqipëria në kufi

18:50, 17/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka arrestuar në pikën kufitare të Vermicës, një 33-vjeçar nga Shqipëria me iniciale R.N, pasi e kishte shpallur në kërkim pas kapjes së 4700 eurove të falsifikuara më 22 maj.

“Sot, më 17qershor 2023, njoftoi Policia e Kosovës, falë bashkëpunimit me Policinë Kufitare, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë,  në ora 2:00 është ndaluar i dyshuari R.N,  lindur në 1990, shtetas i Shqipërisë). 

Ai dyshohej dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj 2023.  Ndaj tij është iniciuar rasti “falsifikimi i parave” dhe pas intervistimit në prrani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.”

Por, çfarë lidhjeje ka i arrestuari me rastin e 22 majit?

“Më 22 maj 2023, falë bashkërendimit midis hetuesve policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe atyre nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, u arrestua një i dyshuar për “‘falsifikim të parave”.

Konkretisht, u sekuestruan 94 copë kartëmonedha me vlerë 50 euro secila (94 x 50 = 4700 euro), të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.  Gjatë hetimit, hetuesit policorë u vunë në kërkim edhe të personave të tjerë të dyshuar për përfshirjen në këtë vepër./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco