Shkodër/ Kanosi me armë zjarri xhaxhanë e tij për motive pronësie, arrestohet 29-vjeçari, emri

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri xhaxhanë e tij për motive pronësie, arrestohet 29-vjeçari, emri

13:25, 10/06/2023
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi ka kanosur me armë zjarri xhaxhain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër ndërkohë që i riu është identifikuar si Elvis Kosuri.

Policia njofton se sherri ka ndodhur për motive pronësie, ndërkohë që janë sekuestruar arma e tipit pushkë, fishekë luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një konflikt ndërmjet disa familjarëve mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco