VIDEO/ EMRAT/ Aksidenti i rëndë: furgoni i pret rrugën motorit të policisë

11:50, 10/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë plagosjen e një polici ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë në ngjitje të "Qafës së Koshovicës".

Sipas burimeve të informacionit nga vendi i ngjarjes mësohet se një furgon tip Ford  me drejtues shtetasin vlonjat Roland Sema po udhëtonte në drejtim të Vlorës, por do kthehej ne një pikë tregtare.

Motoçikleta, që drejtohej nga një oficeri i policisë, Kledis Prishka po kalonte në momentin kur është përplasur me automjetin tip Ford. Nga përplasja, drejtuesi i motorit është plagosur.

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, të cilët mbërritën në vendngjarje. I plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco