Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike.

Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike.

10:53, 10/06/2023
A+ Aa A-

Prishi qetësinë publike, duke shqetësuar banorët dhe pushuesit, pasi kishte vënë muzikë të lartë, në një hotel, procedohen penalisht pronari i hotelit dhe muzikanti.

Sekuestrohen pajisjet muzikore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve dhe pushuesve, nga muzika e lartë në lokale, kanë ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe pushuesit, dhe menjëherë kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve që gjeneronin muzikën.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”, shtetasit: A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco