SYRI TV/ I lidhur me litar për 40 vjet, shqiptarët solidarizohen me familjen

22:56, 09/06/2023
A+ Aa A-

Një familje shqiptare është solidarizuar me rastin e 40-vjeçarit me epilepsi, të transmetuar një javë më parë nga “Piranjat”, duke i lidhur një pension prej 20 mijë lekësh çdo muaj. Prindërit e moshuar të të sëmurit kanë treguar se pas transmetimit të emisionit, shteti ka tentuar të marrë të sëmurin.

Nga SYRI TV

Një javë më parë “Piranjat” kanë sjellë për publikun historinë e Bledar Nazos, 40-vjeçarit me epilepsi të përhershme, i cili qëndron i lidhur në një cep të dhomës.

Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë e ka cilësuar tetraplegjikun e përhershëm  si të aftë vetëm se mund të qëndrojë në këmbë, duke i shkëputur KEMP-in.

Këtë herë “Piranjat” kanë udhëtuar sërish drejt fshatit Plug në Lushnjë, së bashku me një familje që ka zgjedhur të qëndrojë anonime, që i  ka lidhur 40-vjeçarit një pension mujor prej 20 mijë lekësh.

I shqetësuar, babai i 40-vjeçarit tregon se pas transmetimit të rastit, në shtëpi iu kanë shkuar policë.

Prindërit e moshuar të të sëmurit, nuk kërkojnë nga shteti shtrimin e djalit të tyre në spital, por kërkojnë një të drejtë që e garanton ligji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco