Bëri për spital të moshuarin pas një sherri, shpallet në kërkim 23 vjeçari

Bëri për spital të moshuarin pas një sherri, shpallet në kërkim 23 vjeçari

17:52, 08/06/2023
A+ Aa A-

Një sherr me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur në Himarë ditën e sotme.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobta shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco