I dënuar me 6 vite burg, arrestohet në Itali shqiptari, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

I dënuar me 6 vite burg, arrestohet në Itali shqiptari, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

16:27, 08/06/2023
A+ Aa A-

Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë me 6 vjet burg për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar në Itali dhe më pas është ekstraduar drejt Shqipërisë. Aldo Halili, i cili sipas hetimeve ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në qytetin e Tepelenës gjatë vitit 2016.

NJOFTIMI I POLICISË:

 I shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivimin e 1720 bimëve narkotike, në Tepelenë, kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, 27-vjeçari, i dënuar me 6 vjet burgim. Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Itali dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Aldo Halili, 27 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar atë, me 6 vjet burgim, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi Aldo Halili ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në Tepelenë, në vitin 2016. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco