SYRI TV/ Qindra familje në Vlorë pa ujë të pijshëm, banorët: Kemi dy vjet në këtë gjendje

12:01, 08/06/2023
A+ Aa A-

Jetojnë në qendër të Vlorës, por banorët e lagjes “Qeriba Derri” nuk kanë ujë të pijshëm. Ata tregojnë se rruga e rehabilituar dëmtoi tubacionet e ujësjellësit, duke lënë qindra familje pa ujë të pijshë.

Syri tv

Kjo është dëshmija e banorëve të lagjes “Qeriba Derri”, e cila ndodhet shumë pranë qendrës së Vlorës.

Prej dy vjetësh, banorët e kësaj zone nuk kanë ujë të pijshëm apo dhe ujë për nevojat e tyre jetësore.

Sipas banorëve, rruga e rehabilituar, ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit, duke lënë qindra familje pa ujë të pijshëm.

Në këto kushte, ujin për nevojat e jetesës dhe për konsum, e blejnë në markete, kosto kjo që rëndon buxhetin familjarë të tyre. /Gaz. G.Këllçiu. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Pajo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco