Atentati në Don Bosko/ Gjurmë gishtash te targa e BMW, policia letër porosi në Gjermani dhe Kosovë…

Atentati në Don Bosko/ Gjurmë gishtash te targa e BMW, policia letër porosi në Gjermani dhe Kosovë…

11:02, 08/06/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket atentatit në Don Bosko, ku humbi jetën Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona të tjerë. Burime për Syri Tv bëjnë me dije se grupi hetimor ka dyshime të forta se Nikoll Sherrniku ka rekrutuar persona të tjerë për të siguruar bazën materiale gjithashtu dhe mjeti BMW  i cili u gjet pjesërisht i djegur në fshatin Likmetaj në Manzë të Durrësit targat të cilat kanë rezultuar se kanë ardhur nga Gjermania.

Burimet thonë se gjurmët e gishtave të gjetura jo vetëm në targë por edhe në disa pjesë të tjera të mjetit kanë ndihmuar grupin hetimor. Më pas policia e shtetit shqiptar ka dërguar edhe disa letërporosi drejt shtetit gjerman por edhe kosovës aty ku dyshohet se kanë lëvizur personat e tjerë të përfshirë, burimet thonë se bëhet fjalë për 2 autorë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryen atentatin.

Burime thonë se policia është afër dokumentimit të plotë të ngjarjes e cila u regjistrua mbrëmjen e 13 marsit në lokalin e Fatjon Muratit. Ngjarje e cila la pas një viktimë të pafajshme, Mimoza Pajën e cila punonte si kamariere dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe mbesa e mitur e viktimës dhe të afërm të Fatjon Muratit. Ky i fundit i shpallur në kërkim për shkak se ka thyer masën e sigurisë arrest me burg, gjë e konstatuar nga policia pak pas ngjarjes më 13 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco