U kapën duke transportuar lëndë drusore të prerë ilegalisht, procedohen 4 persona në Dibër

U kapën duke transportuar lëndë drusore të prerë ilegalisht, procedohen 4 persona në Dibër

10:49, 08/06/2023
A+ Aa A-

Katër persona janë proceduar penalisht pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore të prera ilegalisht në Dibër. Këta shtetas janë konstatuar dhe ndaluar në vende të ndryshme nga shërbimet e policisë duke transportuar lëndë drusore e prerë në kundërshtim me ligjin.

Policia njofton se lënda drusore së bashku me automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco