EMRI/ Asgjesohen 350 bimë narkotike në Mat, kapet në flagrancë pronari 33-vjeçar

EMRI/ Asgjesohen 350 bimë narkotike në Mat, kapet në flagrancë pronari 33-vjeçar

09:31, 08/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njofton se vijon kontrolli i territorit për  parandalimin e kultivimt të kanabisit që në fazë fillestare, ndërsa thotë se është finalizuar faza e dytë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.

Në kuadër të këtij operacioni, policia bën me dije se ka  asgjësohen 350 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat.

Ndërsa 33-vjeçari, Tauland Tatraku, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke punuar në njërën nga parcelat që kishte kultivuar bimët, i cili tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe  arrestimi i tij.

ë herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar "Kreshta të pastra", për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull,  350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në njërën nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve, u kap duke punuar shtetasi T.T., 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur  dhe arrestuar në flagrancë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco