Vangjush Dako nesër del para Gjykatës Speciale

Vangjush Dako nesër del para Gjykatës Speciale

17:36, 07/06/2023
A+ Aa A-

Është përcaktuar dhe orari.

Të enjten në orën 10:00 ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të dalë para gjykatës speciale.

Në këtë seancë Dako do të njihet me akuzat e ngritura ndaj tij, nga ana e SPAK.

SYRI ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme ku i hapte rrugë ekzekutimit të masave të sigurisë ndaj 10 personave, shumica ish-funksionar të Bashkisë Durrës, teksa në krye të listës qëndron Vangjush Dako, Kryebashkiaku socialist që drejtoi Durrësin nga viti 2007-2019.

Vangjush Dako sipas SPAK ka shpërdoruar detyrën duke dhënë një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019. Pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë. Procedimi penal u regjistrua pas kallëzimit të bërë nga 46 banorët të prekur nga dëmtimi i pallatit. 

Sipas SPAK në bashkëpunim me njëri-tjetrin ish-zyrtarët e Bashkisë, më në krye Vangjush Dakon kanë kryer brenda 7 muajve veprime të cilat do të duheshin vite. Në vendimin e GJKKO, evidentohen edhe veprime apo mos veprime nga kryebashkiaku i kohës Dako dhe ish-vartësit e tij, me dëm për taksapaguesit shqiptar në 180 milion lekë të vjetra.

Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 - 2015, me vlerë 22 mln lekë.

Ish kryebashkiaku së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë marrë në pyetje nga SPAK në fazën hetimore. Dako ka qendruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.

Personat e arrestuar:

Vangjush Dako, ish-kryebashkiak i Durrësit

Adlei Likmeta, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.

Ermal Lama

Fatmir Ejupi

Adriana Bulku

Fiqiri Farruku

Andand Toçila

Meri Semini (Priftuli)

Ferzilet Hajdëri

Diana Dedja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco