Policia gjermane e kërkoi në çdo cep të Gjermanisë, BMW e vjedhur u gjet në veri të Mitrovicës

Policia gjermane e kërkoi në çdo cep të Gjermanisë, BMW e vjedhur u gjet në veri të Mitrovicës

13:33, 07/06/2023
A+ Aa A-

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, është arritur të lokalizohet në Kosovë vetura e tipit “BMW 320” me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri.

Lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco