Masakrohet me thikë 31-vjeçari shqiptar në Itali, autorët nga Afrika

Masakrohet me thikë 31-vjeçari shqiptar në Itali, autorët nga Afrika

22:17, 06/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj, Itali, ku një 31-vjeçar shqiptar është goditur me thikë pas shpine. E gjithë kjo ndodhi në afërsi të stacionit të metrosë Fiabilandia.

Personi që u plagos ka dëshmuar se u qëllua nga dy persona me origjinë nga Afrika e Veriut në nënkalimin e Via Madridit. I pari që i ka ardhur në ndihmë të plagosurit ka qenë një hotelier, i cili ka lajmëruar ambulancën.

Për momentin nuk ka asnjë identifikim nga Policia, e cila ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Asnjë hipotezë nuk përjashtohet. Sipas tyre, duket shumë e pamundur që treshja të mos njihen me njëri-tjetrin, njoftojnë mediat italiane.

Hipoteza që mbizotëron aktualisht, është se mund të jetë një shlyerje hesapesh, në lidhje me aktivitetet e trafikut të drogës që mund të ishin zhvilluar në zonë. Shqiptarit nuk i është vjedhur as portofoli dhe as celulari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco