SYRI TV/ KLSH gjen shkelje në emërimet e QSUT, ish-drejtori Enkelejd Joti shkel ligjin

20:58, 06/06/2023
A+ Aa A-

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka hasur shkeljen e ish drejtorit të këtij institucioni, Enkelejd Joti, në lidhje me punësimin e një auditueseje të brendshme në kundërshtim me ligjin.

Emërimi i Elsida Caushllarit është kryer në datë 1.07.2021, ndërsa kontrata është nënshkruar me afat të pacaktuar.

Në raportin e KLSH shkruhet se për këtë punësim nuk është bërë deklarim për vende të lira pune në zyrën e punës në Tiranë, mungon dokumentacioni i kërkuar nga QSUT për këtë pozicion, ndërsa punonjësja nuk ka certifikatën “auditues i brendshëm në sektorin publik” lëshuar nga ministria e financave dhe përvojën 5 vjeçare. 

Çaushllari ka të deklaruar vetëm një eksperiencë pune si juriste nga viti 2013, deri në vitin 2020.

“Në opinionin e grupit të auditimit, ky rast është shkelje e rëndë e legjislacionit në fuqi dhe përbën shkelje flagrante të zbatimit të ligjit”- thotë KLSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco