'Hedhja e vajit në rrugë, akt terrorist!', Eksperti: Duhet denoncuar ky skandal

'Hedhja e vajit në rrugë, akt terrorist!', Eksperti: Duhet denoncuar ky skandal

08:40, 06/06/2023
A+ Aa A-

Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore tha se hedhja e  vajit në rrugë me qëllim nga individë të ndryshëm është e barabartë më një akt terrorrist pasi personi që e hedh nuk mendon pasojat tragjike që veprimi i tij mund të sjellë.

I ftuar në “Good Moorning Albanians” ai tha se këto raste nuk duhen ntrajtuar si aksidente rrugore, pasi është një skandal i madh dhe duhet denoncuar edhe nga qytetarët.

“Nuk mund të themi se hedhja e vajit është aksident, hedhja e vajit është një veprim i qëllimshëm e sipas meje është i barabartë me vendosjen e një bombe, është një akt terrorist. Pasi ti ku hedh vajin, nuk e di se kush do kalojë aty, do kalojë një autobusë, një veturë, një fugon me pasagjerë të shumtë.

Kjo nuk duhet trajtuar si nja aksident, është një skandal i madh që po ndodh në Shqipëri, në raste të tilla kalimtarët duhet të njoftojnë policinë e shtetit”,-tha Arben Luzi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco