Gazetari: Sekretarja e ministrisë së Shëndetësisë u kap në flagrancë me zarfin në zyrë nga BKH

Gazetari: Sekretarja e ministrisë së Shëndetësisë u kap në flagrancë me zarfin në zyrë nga BKH

08:30, 06/06/2023
A+ Aa A-

Në emisionin “Drejt” në RTV Ora, Elton Qyno, gazetar  tha se loti i dytë i tenderit të hapur nga ministria e Shëndetësisë kishte një vlerë prej 8.3 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që sasia e parave për tu dhënë ishte diku te 4 milionë lekë.

Ai shtoi se është provuar se është dhënë sasia e parave në ministrinë e Shëndetësisë dhe e gjitha ka qenë nën vëzhgimin e BKH-së, ku agjentë i kanë filmuar me kamerat e sigurisë.

Qyno: Loti i dytë i tenderit të hapur nga ministria e Shëndetësisë kishte një vlerë prej 8.3 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që sasia e parave për tu dhënë ishte diku te 4 milionë lekë. SPAK e ka ndjekur rastin ku inxhinieri ka shkuar i pari në shtëpinë e Vladimir Topit dhe ka shkuar në shtëpinë e specialistes së ministrisë.

Aty është provuar se është dhënë sasi e parave dhe është larguar drejt ministrisë së Shëndetësisë, ku është futur brenda dhe i është drejtuar zyrës së sekretares së Përgjithshme. E gjitha ka qenë nën vëzhgimin e BKH-së. Aty është ndërhyrë dhe kanë gjetur në sirtar shumën prej 3.3 milionë të vjetra. Lekët janë çuar paradhënie se tenderi nuk ishte hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco