EMRAT/ 25 të arrestuar në Itali, shumica shqiptarë. Sekuestrohen armë, 3.8 mln euro pasuri. I arrestuar dhe një i shumëkërkuar

EMRAT/ 25 të arrestuar në Itali, shumica shqiptarë. Sekuestrohen armë, 3.8 mln euro pasuri. I arrestuar dhe një i shumëkërkuar

08:30, 05/06/2023
A+ Aa A-

Media zbardh detajet e një megaoperacionu të  autoriteteve italiane, gjermane e belge, të drejtuar nga Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Grattteri, e kordinuar nga Eurojust.

Si rezultat, mësohet se operacioni i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne ka çuar në arrestimin e disa trafikantëve shqiptarë të përfshirë në një megatrafik droge në Europë, si dhe bashkëpunimin e tyre me klanet e mafias kalabreze, “Ndrangheta”.

Konkretisht mësohet se ndër se ndër 25 urdhër-arrestet e lëshuara me urdhër të Prokurorisë Italiane, shumica janë shqiptarë me banim në Belgjikë, e mes tyre rezulton se është dhe emri shqiptarit Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim prej vitit 2008.

Emri i tij është përfshirë dhe në fazën e parë të këtij operacioni ekzekutuar më 2015-n.

Operacioni i koduar  “Gentelman 2” ka shtrirë hetimet në Itali e në disa vende te Bashkimit Europian.

Hetimet janë kryer nga një skuadër e përbashkët investigative e përbërë nga autoritetet italiane, gjermane e belge e nën koordinimin e Eurojust.

25 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e ndalimin akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Armëmbajtje pa leje, etj.

Njëherësh gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.

Gjatë paradites së sotme Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri do të mbajë një konferencë për mediat ku do të zbardh detajet e këtij operacioni.

Operacioni "Gentelman2" është vazhdim i operacionit "Gentelman" ekzekutuar më 2015, i cili coi në shkatërrimin e një trafiku droge përmes Amerikës së Jugut, Hollandës, Shqipërisë e Italisë.

Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së ishte trafikuar rreth 3 tonë drogë, kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër, në vlerë mbi 45 milionë euro.

Nga operacioni "Gentleman" u sekuestruan  gjithashtu 10 armë automatike e modelit kallashnikovë, 2 mitralozë “Scorpion”, 9 pistoleta “Parabellum”.

Po ashtu u ekzekutua masa ndalimi ndaj 33 persona mes të cilëve shqiptarët:

Gazmend Alliu, 37 vjeç;

Ledio Hajdini, 24 vjeç;

Dilaver Hajdini, 33 vjeç;

Zigur Hametaj, 27 vjeç;

Zamir Oruçi, 36 vjec;

Klodja Paza 36 vjeç;

Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;

Ilir Ulqinaku 39 vjeç;

dhe Arben Zela, 32 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco