Mat, makina del nga rruga dhe bie në greminë, plagosen dy turistët francezë

Mat, makina del nga rruga dhe bie në greminë, plagosen dy turistët francezë

16:35, 04/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Mat.

Mësohet se një automjet me dy turistë francezë ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 50 metra në greminë.

Për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi:

Klos/informacion paraprak

Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave "Rally", ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U.,  dhe  A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco