'Mbyti nënën me plastmas'/ Albi Muhollarit: Ishte moment delikat, e meritoj të ndëshkohem

'Mbyti nënën me plastmas'/ Albi Muhollarit: Ishte moment delikat, e meritoj të ndëshkohem

15:21, 04/06/2023
A+ Aa A-

Është zbardhur dëshmia e 24-vjeçarit që vrau nënën mbrëmjen e djeshme.

Para uniformave blu, Albi Muhollari ka pranuar krimin e kryer.

Po ashtu ai ka deklaruar se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe se e meriton të ndëshkohet.

‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem maksimalisht, është i pafalshëm', tha Muhollari.

Si ndodhi krimi i rëndë:

Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 4 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas.

Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur një  debat që përfundoi në tragjedi.

Ndërkohë, spitali i Përmetit nuk i është përgjigjur të atit të autorit për t’i bërë gjilpërë këtij të fundit që të qetësohej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco