Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ SYRI TV vëzhgim në disa zona në Tiranë, dështon operacioni ‘Fijet e krimit’

14:16, 04/06/2023
A+ Aa A-

Operacioni fijet e krimit i nisur në janar të vitit 2023 në Shkodër dhe më pas i shtrirë në të gjithë vendin zgjati vetëm pak javë. Qindra kamera sigurie të paligjshme u çmontuan në të gjithë vendin dhe mbi 100 persona u vunë nën hetim . Në një vëzhgim të kryer nga SYRI TV në disa prej zonave ku policia kreu aksion për heqjen e tyre duket se ato janë rivendosur sërish.

Nga SYRI TV

Mijëra kamera sigurie të vendosura në vende publike në mënyrë të paligjshme u sekuestruan dhe u çmontuan nga policia e shtetit në një operacion i cili zjati për disa javë. Fijet e krimit u shtri thuajse në të gjithë vendin, pikënisjen e pati nga shkodran e cilësuar si pikë e nxehtë e krimit të organizuar.

Në mëngjesin e 13 janarit të vitit 2023, disa lëndë plasëse shpërthyen në shtëpinë e shefit të policisë vendore Pëllumb Shpati. Në kuadër të hetimeve, policia hasi në kamerat e para të paligjshme. Ky operacion i nisur me shumë bujë për rrethana ende të paqarta është ndërpresë, çka sipas avokatit Kujtim Ibra, është një dështim.

Avokati Ibra na kthen pas në kohë, duke krahasuar format e nënshtrimit të cilat së fundmi thjesht janë më të moderuara sipas tij, grupet kriminale dhe pushteti janë bërë bashkë.

Ndonëse kanë kaluar disa muaj nga operacioni ku policia ccmontoi mijëra kamera sigurie të vendosura në mënyrë ta paligjshme bandat kriminale duket se nuk u trembën.

Nga një vëzhgim që ka kryer SYRI TV në disa zona kamerat e vëzhgimit duket se janë rivendosur sërish në vendet ku u fijet u shkëputën.

Mesa duket shqiptarë do jenë sërish të monitoruar nga Krimi i Organizuar si në një Big Brothet të madh.

Grupet kriminale kamerat i vendosin për të mbajtur nën kontroll zonat e tyre, por edhe për tu mbrojtur në rast sulmesh nga armiqtë e tyre.

SYRI TV kërkoi edhe një reagim nga Policia e Shtetit për këtë situatë, por që deri në transmetimin e kësaj kronike, nuk ka kishte ardhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco