Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Përdorte lokalin e marrë me qira për lojërat e fatit, arrestohet 20-vjeçari

11:52, 04/06/2023
A+ Aa A-

20 vjeçari Ervin Jaku është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi në lokalin e tij të marrë me qera kryente veprimtyarinë  e paligjshme  të lojërave të fatit me kompjutera dhe tavolina pokeri.  Lokali ndodhej në lagjen nr. 6, Laç.

Nga ky operacion procedohen në gjendje të lirë edhe 4 shtetas të tjerë të cilët u gjetën në lokal në momentin e ndërhyrjes nga Policia.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni policia ka sekuestruar 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për këtë veprimtari.

Si provë materiale në ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 7 kompjutera për lojëra fati, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Droje dhe për shtetasit G. K., 30 vjeç, M. J., 26 vjeç dhe Sh. J., 30 vjeç, banuesë në Thumanë, të cilët u gjetën në këtë lokal në momentin e ndërhyrjes nga policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco