4 persona sulmojnë zyrat e një biznesi në Tiranë, për ta grabitur

4 persona sulmojnë zyrat e një biznesi në Tiranë, për ta grabitur

10:35, 04/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, kanë bërë të ditur se, 4 persona të armatosur me sende të ndryshme, kanë tentuar të vjedhin një biznes të prodhimit dhe shitjes së betonit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Por rezistenca e rojeve private dhe më pas edhe ndërhyrja e policisë ka bërë që banda të largohet. Sulmuesit ende nuk janë identifikuar.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat (biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit).

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco