Sapo u kthyen nga Amerika, djali mbyti nënën me plasmas, babai akuzon ...

Sapo u kthyen nga Amerika, djali mbyti nënën me plasmas, babai akuzon ...

10:06, 04/06/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë që ndodhi në familjen Muhollari mbrëmjen e së shtunës në Përmet. Krimi ndodhi në lagjen 'Partizani' ku 68-vjeçarja Zeniat Muhollari, është vrarë nga djali i saj 24 vjeçar, Albi Muhollari.

Ky i fundit në gjendje depresioni ka mbytur me plastmas të ëmën. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

‘Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!’

Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit hetuesve të cilët në orët e vona të mbrëmjes mbërritën në banesë për të mbledhur provat dhe marrë dëshmitë që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë. 

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ata kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre. Trupi i të ndjerës deri pas mesnate nuk ishte larguar nga banesa, për në morg. Çifti Muhollari janë prindër të 4 fëmijëve, Albit dhe 3 vajzave. I riu kishte vite që jetonte në Amerikë. 

Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin. Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit është vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco