E lajmëroi Rama/ SPAK arreston Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

E lajmëroi Rama/ SPAK arreston Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

19:48, 02/06/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar ditën e sotme Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Burime bëjnë me dije se arrestimi i saj është bërë me urdhër të SPAK.

Mësohet se ajo akuzohet për veprën penale të korrupsionit.

Lajmin e pati bërë të ditur Edi Rama gjatë një takimi falenderues në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit.

Pa përmendur emër, Rama tha se si mund të ndodhë që një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. .

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla," tha Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco