Bashkia i shkatërroi shtëpinë, gruaja prej mëngjesit qëndron mbi rrënoja

18:01, 02/06/2023
A+ Aa A-

Tatiana Hoxhaj e cila u shoqërua forcërisht një ditë më parë bashkë me vajzën e saj nga policia, dhe më pas i shkatërruan shtëpinë, vazhdon të qëndroj që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në gërmadhat e godinës dy katëshe qe u shemb në zonën e skelës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi në zonën e Skelës ditën e djeshme për të shembur një godinë dy katëshe. Në këtë godinë jetonin7 familja ku disa prej tyre janë shpronësuar, por Tatiana Hoxhaj që jetonte bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa pasi nuk e pranon vlerën që i kanë dhënë për shpronësim.

Një ditë më parë, Tatiana Hoxha bashkë me vajzën e saj u ngjitën mbi tarracën e ndërtesës dhe kundërshtonte të dilte nga banesa.

Nënë e bijë u morën forcërisht nga Policia e Vlorës dhe u shoqëruan po forcërisht, duke i mbajtur me orë të tëra në dhomën e shoqërimit.

Në orën 1:30 minuta të mëngjesit Tatiana Hoxhaj është lënë e lirë nga policia e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco