Vrasja e menaxhetit të VIP-ave, Apeli jep vendimin për të arrestuarin

Vrasja e menaxhetit të VIP-ave, Apeli jep vendimin për të arrestuarin

17:03, 02/06/2023
A+ Aa A-

Elsi Levendi është shpallur fajtor për vrasjen e Jurgen Kurtit, i njohur si menaxher i personave publikë shqiptarë.

Apeli ka vendosur të lërë në fuqi masën fillestare ku Levendi është dënuar me 16 vjet burgim, i cili në një të tretën e tij përkthehet në 10 vite e  muaj.

Mbi të rëndon akuza ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 mars të vitit 2019 rreth orës 22:15 në rrugën ‘Zef Jubani’, në Tiranë.

VENDIMI I GJYKATËS

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2019, ku në rrugën ‘Zef Jubani’ Tiranë, rreth orës 22:15, është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale J.K, i akuzuar për këtë ngjarje është shtetasi me iniciale E.L.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 523, datë 01.03.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.L, për kryerjen e veprës penale të ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit J.K, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 16 (gjasjtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.L do të vuaj 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e masës së dënimit me 25 vjet burgim.

Nga i pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij, pasi çështja penale për veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ e kryer në bashkëpunim nuk duhej të fillonte.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 02.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.523 datë 01.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco