Apeli e lë në vend, Elsi Levendi dënohet 10 vite e 8 muaj burg për vrasjen  e Jurgen Kurtit 4 vite më parë

Apeli e lë në vend, Elsi Levendi dënohet 10 vite e 8 muaj burg për vrasjen e Jurgen Kurtit 4 vite më parë

16:56, 02/06/2023
A+ Aa A-

Apeli i Përgjithshëm ka lënë të pandryshuar vendimin  e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për Elsi Levendin, i cili u dënua me 10 vite e 8 muaj burg për vrasjen e Jurgen Kurtit në 18.03.2019.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E.L, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të  Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2019, ku në rrugën “Zef Jubani” Tiranë, rreth orës 22:15, është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale J.K, i akuzuar për këtë ngjarje është shtetasi me iniciale E.L.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 523, datë 01.03.2021 ka vendosur:

1.       Deklarimin fajtor të të pandehurit L, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit J.K, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 16 (gjasjtëmbëdhjetë) vjet burgim.

2.       Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri L do të vuaj 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e masës së dënimit me 25 vjet burgim.

– Nga i pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij, pasi çështja penale për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim nuk duhej të fillonte.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 02.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.523 datë 01.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë më, 02.06.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco