VIDEO-SYRI TV/ Plagoset me armë një 50-vjeçar në Shijak, shpallet në kërkim autori

16:02, 02/06/2023
A+ Aa A-

Shpallet në kërkim autori i plagosjes së Ardjan Çyrbes në Shijak. Autor i dyshuar është shtetasi Ervis Hodo, i cili dyshohet se pas një konflikti në një restorant, qëlloi tre herë me armë zjarri Ardjan Çyrben, që po kthehej në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij.

SYRI TV

Ngjarja ndodhi në lagjen “Popullore” të qytetit, në afërsi të mesnatës. Burime nga policia bëjnë me dije se Çyrbja po kthehej në banesë, teksa aytori i dyshuar Ervis Hodo, e ka qëlluar tre herë me një pistoletë me mulli, duke e lënë të plagosur në sy të bashkëshortes dhe djalit.

Motivet e vërteta të ngjarjes janë ende të  paqarta, por dyshohet se Hodo dhe Çyrbja kanë pasur një debat mes tyre në restorantin ku më herët kishin darkuar në tavolina të ndryshme. Burime tregojnë se Hodo ka pasur një konflikt me një tjetër shtetas në restorant, ndërsa Ardian Çyrbja, ka ndërhyrë për të qetësuar të dyja palët, por është përfshirë në konflikt.

Pasi ka përfunduar darkën me familjen, duket se Ervis Hodo ka pritur Ardian Çyrben duke e qëlluar me armë në pragun e shtëpisë së tij.

Pas ngjarjes, Ardian Çyrbja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së rëndë.

Gaz. A.Aliaj. Op.N.Duka. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Pajo

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco