VIDEO-SYRI TV/ 'Privatizohen' plazhet në Lungomare, qytetarët denoncojnë skandalin

14:44, 02/06/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Vlorës ka dhënë të drjetën e privatizimit edhe për plazhin në zonën e Lungomares. Hapsira ranore u është dhënë në shfrytëzim subjekteve private, por sot këta privat nuk po lejojnë më asnjë pushues as të futet në det. Denoncimi vjen nga vetë qytetarët e larguar me dhunë nga plazhi, ndërsa institucionet justifikohen me argumentin se nuk kanë dijeni për këtë situatë.

SYRI TV

Investimi milona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë për vazhdimin e Lungomares së Vlorës në zonën e Ujit të Ftohtë, duket se do të jetë një investim që do ta gëzojnë resortet private në këtë zonë.

Sipas qytetarëve, sapo kanë zbritur në zonën e plazhit që përfshihet nga zgjatimi i Lungomares në zonën e Ujit të Ftohtë, persona të paidentifikuar u kanë kërkaur të largohen nga plazhi duke u thënë se është privat.

Ata shprehen të irrituar me këtë situatë, duke u shprehur se plazhi në këtë zonë ka qenë gjithmonë publik.

Për situatën reagoi dhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj është justifikuar për këtë situatë duke thënë se stacionet e plazhit janë dhënë tashmë, por do të verifikohen.

Sipas qytetaërve, kreyministri Edi Rama ka premtuar se plazhi në Lungomare do të ishte publik, por pas përfundimit të investimit, duket se një nga plazhet më të mira të Vlorës, është privatizuar.

Gaz. G.Këllçiu. Red.J.Hoxhaj. Mont. G.Zani  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco