Eksploruesit ditorë me telefona, po marrin veten në qafë duke kursyer guidat profesionale

13:41, 02/06/2023
A+ Aa A-

Katër turistët të huaj kanë humbur jetën në muajin maj në Shqipëri. Të gjithë ishin në eksplorime pa guida profesionale.

Federata shqiptare e Rafting ka shprehur shqetësimin dhe e vlerësoi si gjendje të jashtëzakonshme në kanionet e Shqipërisë, faktin se turistë pa guidat profesionale dhe pa mjete te sigurisë si jelek, skafandra dhe litarë shpetimi, radio, etj, kryejnë vizita eksploruese.

Artur Guni, President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv u shpreh se eksploruesit ditorë me telefona, po marrin veten në qafë duke kursyer guidat profesionale.

Problemi me eksploruesit ta themi një ditor apo shuam ditor që vijnë në Shqipëri është se nuk përdorin guidën por përdorin thjeshtë telefonin, orientimin me anë të programeve të ndryshme të instaluara në telefon, ku një shteg është i shënuar nga një X person dhe ai ndjek atë. Dhe rasti i fatkeqësisë që ndodhi me gjermanët i tillë ishte, ato dhe veshjen se kishin të duhur, as pajisjet po ashtu dhe morën rrugën për shtegun veror, jo për atë dimëror pasi në program e kanë ndjekur atë verorin dhe normal kështu ndodhi fatkeqësia. Përsa ju përket guidave në Shqipëri prej kohësh edhe ne kemi ato vrejtjet tona për mënyrën si përgatiten dhe licencohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco