Gjendja shëndetësore e gruas liron Tahirin nga burgu, gjykata e ‘mbyll’ në shtëpi për 1 vit e 7 muaj

Gjendja shëndetësore e gruas liron Tahirin nga burgu, gjykata e ‘mbyll’ në shtëpi për 1 vit e 7 muaj

13:05, 02/06/2023
A+ Aa A-

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë qeverisës “Rama 1”, njëherësh dhe ish-Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranës, është liruar nga burgu.

Vendimi u mor paraditen e sotme nga gjyqtare Matilda Fetahu, e cila pranoi kërkesën e Saimir Tahirit për vuajtjen e dënimit të mbetur në kushte shtëpiake.

Bëhet fjalë për një periudhë dënimi prej 1 vit e 7 muaj dhe 11 ditë, që Tahiri duhet të qëndrojë në ambientet e shtëpisë.

Ndërsa pjesa tjetër e dënimit prej 1 vit e 4 muaj është vuajtur nga Tahiri gjatë qëndrimit në burgun 313, në burgun e Fierit, në Rrogozhinë dhe së fundi në burgun e Bradasheshit në Elbasan.

Tahiri ka përdorur një epikrizë mjekësore të bashkëshortes së tij, Fatlinda Tahiri, e cila del se e ka të pamundur të kujdeset për dy fëmijët e mitur në kushtet e gjendjes shëndetësore që ndodhet.

Duke u bazuar në nenin 59/a të Kodit Penal, Tahiri ju drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për vuajtjen e dënimit të mbetur me qëndrim në shtëpi.

Fillimisht çështja u gjykua nga Elis Dine, një gjyqtar i ri, i cili më pas u përjashtuar nga ky proces me kërkesë të avokatëve mbrojtës.

Pas përjashtimit të tij, çështjen e mori kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu, e cila vendosi paraditen e sotme të pranojë kërkesën e Tahirit dhe e çuar këtë të fundit të vuajë dënimit në ambientet e shtëpisë.

Hetimi për ish-ministrin e Brendshëm, filloi nga Krimet e Rënda në vitin 2017, nën dyshimet se ai kishte lidhje me një grup kriminal, të drejtuar nga vëllezërit Habilaj në Vlorë, të cilët akuzoheshin për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë.

Tahiri ju nënshtruar procesit gjyqësor, ku për disa vite me radhë çështja kundër tij, kaloi nga njëra gjykatë në tjetrën, dhe ende aktualisht ndodhet në Gjykatën e Lartë në pritje për tu gjykuar.

Përballja do të vijojë në Gjykatën e Lartë, ku Saimir Tahiri i ka bërë rekurs vendimit të gjykatës së Apelit, duke kërkuar deklarimin e tij të pafajshëm.

Por njëherësh dhe prokuroria ka depozituar rekurs në gjykatën e Lartë, duke kërkuar që Saimir Tahiri të mos dënohet vetëm për “Shpërdorim detyre”, por për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë të një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Në 4 shkurt 2022, Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burgim vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave të rënda të ngritura nga prokuroria për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco