Lirohet nga burgu Saimir Tahiri, do e vuajë dënimin e mbetur në shtëpi

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri, do e vuajë dënimin e mbetur në shtëpi

11:34, 02/06/2023
A+ Aa A-

Lirohet Saimir Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri do të vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit.

Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës, të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi.

Vendimin e ka marrë gjyqtarja Matilda Fetahu dhe prokuror ka qenë Mustafa Turku.

Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Saimir Tahiri me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco