Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet pas dy ditësh shoferi 35-vjeçar

Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet pas dy ditësh shoferi 35-vjeçar

10:52, 02/06/2023
A+ Aa A-

Aksidentoi para dy ditësh, një 38- vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit. Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi A. C. 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë.

38- vjeçari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Kurbin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco