Kapet në një plantacion droge në Spanjë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, sekuestrohen 8000 bimë marijuanë

Kapet në një plantacion droge në Spanjë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, sekuestrohen 8000 bimë marijuanë

17:15, 01/06/2023
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Granada të Spanjës, pasi është kapur në një plantacion droge. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 8000 bimë marijuanë.

Autoritetet spanjolle ishin në dijeni të aktivitetit kriminal në zonë dhe gjatë shkuarjes drejt vendndodhjes, efektivët nuhatën erën e marijuanës. Kjo çoi në kontrollin fizik.

Mediat e huaja shkruajnë se 38-vjeçari ka qenë një nga përgjegjësit e plantacionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco