VIDEO-SYRI TV/ Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, ‘detyrim paraqitje’ për Pandeli Kokaveshin

14:46, 01/06/2023
A+ Aa A-

Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës,  i cili ndodhet pas hekurave për akuzën e blerjes së votave.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit liron nga qelia Pandeli Kokaveshin, me masën detyrim paraqitje.

Apeli pranoi kërkesën e mbrojtjes së Kokaveshit, e cila parashtronte situatën e rëndë shëndetësore, teksa prej arrestimit ai ka qëndruar në spitalin e burgut.

Pas seancës, avokati i Kokaveshit tha se togat e zeza morën parasysh argumentat, teksa klienti i tij ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, pasi së fundmi ka kryer edhe transplant.

Beleri nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua me prokurë të posaçme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco