EMRI/ Tritoli ndaj fasonerisë, i arrestuari nuk flet, i mituri mori 100 mijë lekë

EMRI/ Tritoli ndaj fasonerisë, i arrestuari nuk flet, i mituri mori 100 mijë lekë

10:05, 01/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje nga shpërthimi me tritol i ndodhur disa ditë më parë në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë, në bodrumin e një fasoneri.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka rënë në pranga 46-vjeçari Edmond Arapi, pasi i ka dhënë para një 16-vjeçari duke e shtyrë për të vendosur sasinë e lëndës plasëse në fasonerinë që ishte në pronësi të një shtetasi italian.

Theksojmë se nga shpërthimi u raportuan vetëm dëme materiale. Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit.

Pas disa tentativave nga efektivët, 46-vjeçari ende nuk ka dhënë një dëshmi lidhur me ngjarjen, ndërkohë 16-vjeçari ka rrëfyer përpara efektivëve të policisë gjyqësore se është paguar nga 46-vjeçari me 100 mijë lekë dhe i ka dhënë fjalën se emri i tij nuk do të dilte.

Ndërkohë tashme priret të rimerret në pyetje dhe pronari i fasonerisë, shtetasi italian për të zbardhur dhe arsyet e konfliktit që kanë pasur me 46-vjeçarin. Ky i fundit menjëherë pas ngjarjes ka shkuar drejt Himarës aty ku dhe u arrestua. Ndërsa i mituri është arrestuar në Kamëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco