Hyn në fuqi struktura e re/ Dy komisariate ndryshojnë varësinë, vëmendje krimeve te reja

Hyn në fuqi struktura e re/ Dy komisariate ndryshojnë varësinë, vëmendje krimeve te reja

08:49, 01/06/2023
A+ Aa A-

Me fillimin e muajit qershor, Policia e Shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime në mënyrën e organizimit të punës së saj.

Prej kësaj të enjteje Komisariati i Kavajes që ishte në varësi të Drejtorisë së Tiranës do t’i kalojë në juridiksion Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.Po ashtu, edhe Komisariati i Krujës është prekur nga këto ndryshime.

Drejtoria e Tiranës tashmë e ka nën varësi të saj këtë komisariat që jo pak është përballur me ngjarje kriminale dhe me personazhe të botës së krimit.

Këto ndryshimë u pa e nevojshmë edhe pas miratimit të hartës së re gjyqësore, që solli edhe shkrirjen e disa prej prokurorive në vend.

Këto lëvizjë në strukturë pritet të sjellin përforcime tek Sektori i Krimeve të Rënda, për të cilën fokusi do të jetë tek hetimi dhe zbulimi i krimeve të zhvilluara nga grupet kriminale.

E ndërsa për krimet që vijnë si pasojë e konflikteve të çastit, apo brenda familjes, do të vihet në zbatim një sektor i ri.

Një tjetër ndryshim interesant ka të bëjë më vëmendjen ndaj Krimeve Kibernetike.

Prej kësaj të enjteje çdo drejtori vendore e policisë do të ketë një sektor vetëm për hetimet e këtyre krimeve.

Shtimi i rasteve ku adoleshentët, apo të miturit konfliktohen brenda apo në afërsi të ambieteve të institucioneve arsimore ka shtyrë policinë të rrisë sigurinë.

Nga ekspertët është menduar që në çdo komisariat të ketë 3 specialistë zone, të cilët në juridiksionin e tyre të shqyrtojnë problematikat që vijnë konfliktet në afërsi, apo brenda shkollës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco