EMRAT/ Plagosja me armë në Burrel, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. 8 të shoqëruar

EMRAT/ Plagosja me armë në Burrel, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. 8 të shoqëruar

08:02, 01/06/2023
A+ Aa A-

Policia ka zbardhur ngjarjen në Mat, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Shtetasi Bashkim Koçi, dyshohet se pas një konflikti për motive te dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Akil Dedja dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco