Moti i keq, humb jetën turisti në Përmet

Moti i keq, humb jetën turisti në Përmet

20:14, 31/05/2023
A+ Aa A-

Një turist ka humbur jetën në kanionin e Langaricës në Përmet.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se turisti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, e cila fatmirësisht ka shpëtuar.

Çifti gjerman, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, kishin shkuar në zonë për të eksploruar kanionin në fjalë.

Dyshohet se ka qenë rrjedha e rrëmbyer e krijuar nga reshjet e shiut ajo që i ka marrë jetën njërit prej bashkëshortëve. Në vendin e quajtur Mulliri i Bënjës policia ka zbuluar trupin e pajetë të turistes.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak 

Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet. 

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg. 

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco